Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se do të shkëputet nga jeta politike në Shqipëri.

 

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo thekson se me krijimin e kryesisë së re të Partisë Demokratike, puna e saj përfundon këtu, duke treguar se do t’i rikthehet jetës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“Urime kryesisë së re të PD. Besoj se shumë janë dakord me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, biznesit, politikës dhe miqve. Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qendrës apo e qendrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekadën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve. Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja. Duke shpresuar për më të mirën, Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, shkruan Kokalari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko