Media kosovare ka potencuar të dhënën negative se për 8 muaj Kosova nuk ka asnjë njohje ndërkombëtare. Është Zëri që kujton se e fundit njohje është ajo e Barbadosit në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë.

Dhe e gjitha kjo, për ironi ka ndodhur në kohën kur ministër i Jashtëm është Behxhet Pacolli. Ky i fundit, pa ndonjë post zyrtar, por duke shfytëzuar njohjet dhe pozitën e tij si biznesmen, mundësoi disa njohje njëherë e një kohë, pavaraëisht peshës se shteteve ku ndërhyri. Por tashmë që pozita ia dikton një aksion të tillë, nuk po ka rezultatin që do i jepte një emër si ministër i Jashtëm.

Nga ana tjetër, homologu i tij serb Ivica Daçiç është angazhuar në një aksion diplomatik për të anulluar sa prej njohjeve, sidomos në vende afrikane.

Zëri komenton gjithashtu, se shkak për bllokimin e njohjeve po bëhet dhe ideja e fundit e presidentit për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re