Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme mbrëmjen e së mërkurës (13 mars) disa orë pasi ka dalë nga ambientet e zyrës.

Në mediat proqeveritare, ditën e djeshme, u servir lajmi se Evis Berberi ishte dorëhequr vullnetarisht pasi SPAK kishte nisur hetimet ndaj tij. Por gazetarja Klodiana Lala raporton se Evis Berberi ka qenë në krye të detyrës, në zyrën e tij në ARRSH përpara se të arrestohej.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar u vendos në pranga pasi doli nga zyra në ARRSH, por është e paqartë nëse është arrestuar në banesë apo në ndonjë ambient tjetër.

LEXONI EDHE: Evis Berberit i gjenden piktura të shtrenjta dhe shuma të madha parash banesë! Kreu i ARRSH ‘hiqet’ si artist: S’i kam blerë, i kam bërë vetë

Gjatë kontrolleve në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së iu janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si artist duke pohuar se i kishte pikturuat vetë dhe se nuk ishin blerë. Gjithashtu gjatë kontrolleve në banes, iu janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Gjithashtu kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Berberi dyshohet se ka abuzuar me fondet e një tenderi që kishte të bënte mirëmbajtjen e serverit të ARRSH, një tender ku i është përfshirë edhe një i afërm i tij, që siç raporton gazetarja Lala “ka marrë miliona për mirëmbajtjen e serverave.”

LEXONI EDHE: Arrestimi i kreut të ARRSH/ SPAK në ‘sitë’ edhe tenderat për rrugët! Akuzat që rëndojnë mbi Evis Berberin

“Burime zyrtarë bën me dije se Berberi është arrestuar mbrëmjen e kaluar pasi ishte larguar nga detyra

Nga të dhënat rezulton se hetimi i nisur disa kohë më parë ka rezultuar në rezultate konkrete dhe SPAK ka dalë në konkluzionin se berberi ka konsumuar veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit te parave.

SPAK ka zbarkuar jo vetëm  në zyrat e ARRSH por edhe në banesën e tij. Në këtë banesë është gjetur një shumë parash, por janë sekuestruar disa piktura me vlera të konsiderueshme që janë konsideruar si ryshfet. 

Pritet që  në orët në vijim të ketë detaje në këtë arrestim, por edhe me dosjen penale apo të dhënat që lidhen me veprat penale

Ka patur disa çështje që janë marrë në shqyrtim, njëra prej tyre lidhet me faktin se Berberi kishte dyshime për abuzime me fondet e një tenderi që kishte të bënte  mirëmbajtjen e serverit ARRSH, një tender ku i është përfshirë edhe një i afërm i tij, i cili ka marrë miliona për mirëmbajtjen e serverave.

Në siten e SPAK kanë kaluar edhe disa tendera që kanë të bëjnë me rrugët!”, tha Klodiana Lala.

Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.

Ai u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

LEXONI EDHE: Akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, arrestohet kreu i ARRSH-së, Evis Berberi! Ja aferat që i zbuloi “Vetting”

Pas prangosjes së drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, urdhër arrest dhe për një biznesmen (EMRI)

Evis Berberi u arrestua pasi u largua nga zyra, detaje nga prangosja e kreut të ARRSH! Gazetarja Lala: I përfshirë në një tender për mirëmbajtjen e serverit! I afërmi i tij ka marrë milionat

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re