Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka fituar betejën me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Kushi shkruan se pas rikuperimit të plotë ndihet e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim. Ajo bën thirrje që duhet sa më shumë kujdes dhe vigjilencë në respektimin e të gjitha masave për shëndetin e familjarëve.

“Një shëtitje në Parkun “Rinia” Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim.

Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur!  Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve!”, shkruan Evis Kushi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re