Mëngjesin e ditës së sotme, Elbasani u zgjua me lajmin e keq të ndarjes nga jeta të mësues Blerina Lamçja në moshën 40 vjeçare. Ky lajm i trishtë u dha nga vetë ministrja e Arsimit , Evis Kushi e cila e publikoi këtë rast të rëndë në faqen e saj të “facebook”-ut. Kushi përfitoi nga ky rast për të bërë një thirrje që të gjithë të ndërgjegjësoheshin dhe të mos neglizhonin vaksinimin në mënyrë që të ishin të mbrojtur nga virusi.

Pavarësisht apëlit të ministres Kushi për tu vaksinuar Fax Neës mëson se mësuesja e kishte kaluar covid 19 disa muaj më parë, madje i kishte marrë të dyja dozat e vakinës të cilat nuk ia kursyen jetën. Prej disa ditësh 40 vjecarja kishte shfaqur probleme të shëndetit dhe nga tamponi i shpejtë kishte rezultuar pozitive. Menjëherë ajo u nis per kurim në kryeqytet ku mjeket konstatuan probleme me trashësinë e gjakut dhe nisën zëvëndësimin e lëndës bazike.

Pavarësisht përpjekjes se mjekëve dhe thirrjes për dhurim gjaku nga familjarë dhe koleg të të ndjerës ajo mbylli sytë këtë të shtunë . Edhe më tragjik këtë rast e bën fakti se vetëm pak muaj më parë 40 vjecarja kishte humbur nënën pasi nuk mundi të përballontë situatën post-covid.

Postimi i Plotë nga ministrja Evis Kushi:

Të dashur miq,

Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re