Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e ka konsideruar “’shuplakë’ për qeverisjen Rama”, faktin që Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në turin e takimeve në Rajon, duket sikur evitoi Tiranën.

Postimi i plotë:

Evitimi i Tiranes nga Sekretari Pompeo, nje “shuplake” qeverisjes Rama?

Sekretari i Shtetit ndersa po ben nje tur takimesh shume te rendesishme ne Rajonin tone, duket sikur evitoi Tiranen.

Ne fakt ai me vizitat e tij ne Itali, Mal i Zi, Maqedonine e Veriut e Greqi “rrethoi” Shqiperine duke vizituar vendet antare te NATO ne Rajon, pervec vendit tone.

Shkaqe ne fakt ka shume per ta bere kete, jane deformimet e thella te demokracise sone, qe ndoshta vetem Maduro po i realizon.

Jane devijimet, pa pergjegjeshmerite dhe kondicionimet serioze te politikave tona te Jashteme dhe Rajonale nga faktore lindore, qe po behen gjithmone dhe me shqetesues per politiken amerikane e per te cilat Sekretari i Shtetit foli qartesisht ne Greqi.

Dhe kjo vjen mbas vendimit te Bundestagut per procesin tone te integrimit, tashme i bllokuar qe prej vitit 2015.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re