Skip to content

Evropa po shqyrton një program të ri SAFE për projektet e mbrojtjes

alexandre lallemand Pcs3mOL14Sk unsplash

Sipas Reuters, Komisioni Evropian po shqyrton një raund të dytë të programit të kredisë SAFE prej 1 miliard eurosh për të financuar mbrojtjen evropiane.

Programi fillestar prej 150 miliardë eurosh “ka qenë aq i suksesshëm sa disa qeveri të BE-së i kanë kërkuar tashmë Brukselit të krijojë një version të dytë, madje para se fondet nga i pari të kenë filluar të disbursohen”, zbuloi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një aktivitet të organizuar nga Politico në Bruksel.

Zyrtarët e BE-së thanë se ekzekutivi evropian po e vlerëson në mënyrë aktive idenë.

Sipas programit SAFE, BE-ja ka marrë hua së bashku para nga tregu për t’ua ofruar qeverive të BE-së për projektet e tyre të mbrojtjes. Për shumicën e vendeve pa një vlerësim krediti AAA, kjo përkthehet në kursime të konsiderueshme. Kreditë mund të kenë një afat deri në 45 vjet dhe një periudhë mospagimi 10-vjeçare për shlyerjen e principalit.

Komisioni ka marrë kërkesa për kredi me vlerë afërsisht 190 miliardë euro sipas programit aktual SAFE, duke sugjeruar një kërkesë të fortë për një transh të dytë, tha një nga zyrtarët. Megjithatë, ai shtoi se është shumë herët për të thënë se sa fonde mund të jenë të disponueshme sipas një programi të dytë.

“Mendoj se duhet ta zhvillojmë këtë instrument. Pyetja është se kur”, tha zyrtari, duke sugjeruar se viti i ardhshëm mund të jetë koha ideale. “Ka argumente të mira se pse është e rëndësishme ta kemi atë”, shtoi i njëjti burim.

Përshtati në Shqip S