Bashkimi Evropian ka publikuar një propozim për reformat për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), për të cilat është rënë dakord me Kinën, Indinë dhe vende të tjera, me shpresën se do të zgjidhen kundërshtimet e Shteteve të Bashkuara se ky organ ndërkombëtar është në krizë, raporton Reuters.

“Tani, së bashku me një koalicion të gjerë me anëtarë të OBT-së, ne paraqesim propozimet tona më konkrete për reformimin e Organizatës Botërore të Tregtisë. Shpresoj se kjo do të kontribuojë për të thyer bllokimin e tanishëm”, tha Komisioneri Evropian për Tregtinë, Cecilia Malmström.

OBT po nxiton të bëjë plane për reformën më të madhe në historinë e saj 24-vjeçare, pasi presidenti Trump solli këtë arbitër kryesor të tregtisë botërore në prag të kolapsit, duke bllokuar emërimin e gjyqtarëve të trupit të Apelit dhe duke kërcënuar tërheqjen e SHBA nga përbërja e organizatës.

Administrata Trump po e sulmon në këtë kontrollues tregtisë globale në kuadrin e një fushate më të gjerë kundër marrëveshjeve tregtare që pretendon se kanë kosto për Shtetet e Bashkuara, për qindra mijëra vende.

Ambasadori amerikan në OBT-së, Dennis Shea disa herë ka kritikuar trupin e Apelit të OBT-së, e cila është në fakt, Gjykata Supreme e tregtisë botërore.

Shea i kërkoi trupit të Apelit t’i përmbahet rregullave dhe bllokoi procesin e emërimit të gjyqtarëve, gjë që e zvogëloi ngadalë numrin e tyre.

Një zyrtar i BE-së tha se blloku ka identifikuar pesë ankesa kryesore amerikane, të cilat janë trajtuar gjerësisht në propozimin e ri, duke shtuar se tani është në Uashington që duhet të bëjë pjesën e vet.

Propozimet do të paraqiten më 12 dhjetor në Këshillin e Përgjithshëm të OBT-së, i cili është formati më i lartë organizativ.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re