Italia pritet të shtrëngojë masat kundër Covid, por shkollat dhe universitetet nuk mbyllen.

Komiteti Tekniko Shkencor ka hartuar një notë zyrtare me rekomandime specifike për masat e ardhshme që qeveria italiane duhet të ndërmarrë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit.

Ekspertët  italianë kanë rekomanduar:

  • orare të ndryshme mësimi për nxënësit e ciklit të lartë dhe ata universitarë.
  • një riorganizim më specifik për qarkullimin e mjetet te transportit publik
  •  më shumë kontrolle në aktivitetet tregtare për respektimin e normativës së distancimit, mbajtjes së maskave me rekomandimin e përcaktimit të numrit maksimal të personave që duhen të pranohen në lokale, numër i cili duhet detyrimisht të jetë i varur në mur e në një vend të dukshëm.
  • rekomandohet përcaktimi i numrit maksimal të personave që duhet të ulen në të njëjtën tavolinë në restorante.
  • forcimi i sistemit shëndetësor në territor me përfshirjen dhe të sistemit kombëtar të mbrojtjes civile.
  • rekomandohet nevoja absolute për diagnostikimin e personave, gjurmimi e monitorimi i kontakteve të tyre me përfshirjen e doktorëve të mjekësisë së përgjithshme e të pediatrëve.
  • limitimi i përkohshëm i eventeve publike si kongrese, panaire dhe i eventeve private, të grumbullimeve spontane apo të organizuara.

Kryeministri italian, Gisueppe Conte, ka thirrur mbledhjen e qeverisë dhe ka informuar për hartimin e një drafti të ri masash më shtrënguese në respekt dhe të rekomandimeve të përcjella nga Komiteti Tekniko Shkencor.

Kryeministri britanik, Boris Johnson është nën një presion në rritje,  për të zbatuar një bllokim kombëtar antiCOVID-19, ndërkohë që numri i rasteve të koronavirusit po rritet. Shumë spitale britanike janë mbingarkuar nga pandemia dhe së shpejti mund të mos jenë më në gjendje të trajtojnë fluksin e pacientëve me COVID-19.

Sipas sistemit të ri të Johnson, i cili përshkruan tre nivele të ndryshme kontrollesh, pothuajse 28 milionë persona po jetojnë nën kufizime të shtuara që nga e shtuna

Këshilltarët shkencorë dhe partia opozitare e laburistëve kanë bërë thirrje për një bllokim kombëtar, mbylljen e vendit për vetëm disa javë, por Johnson e ka përjashtuar një bllokim mbarëkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re