Skip to content

“Express”: Ksamili, Maldivet e Europës

Aggiungi un sottotitolo 1

Fshati i bukur vetëm 4 orë larg Mbretërisë së Bashkuar që është “Maldivet e Evropës”. Vizitorët nuk ngopen me këtë vend mahnitës. Kështu e cilëson britanikja “Express”, Ksamilin në Shqipëri.

Më tej në shkrimin e “Express” përshkruhet Ksamili, i cili ndodhet përgjatë Detit Jon, rreth 15 kilometra në jug të Sarandës dhe pranë ishullit grek të Korfuzit. Fshati ndodhet në Parkun Kombëtar të Butrintit, një zonë e mbrojtur nga UNESCO, me detin në anën perëndimore dhe një liqen në lindje.

Alycia McNamara në shkrimin e saj në “Express”, i referohet edhe një postimi me video në rrjetet sociale të plazheve kristalorë të Ksamilit, “Maldivet e Europës”.

Nëse jeni duke kërkuar një destinacion pushimesh për vitin 2026, “Express” thotë se britanikët duhet ta marrin në konsideratë këtë pjesë të bukur të Evropës. Zhytuni në plazhet mahnitëse dhe kulturën e gjallë të Ksamilit, perlës së vërtetë të Evropës, e mbyll shkrimin e saj tabloidi britanik./Tv Klan