Gazetari Aulon Kalaja gjatë një investigimi në emisionin e tij “Të vaksinuarit” ka publikuar disa dëshmi të demokratëve që kanë thirrur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor.

Sekretarët, delegatët dhe kryetarët e degëve të ndryshme të PD-së në Fushë-Krujë kanë dhënë dëshmitë e tyre se kanë firmosur me dëshirë të plotë të mbledhur Kuvendin Komëbtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Edi Paloka: Unë jam i pozicianuar në një krah. Unë jam pozicionuar në krah të Berishës. Dikush ka qenë me e parregullt. Janë shtuar firmat, sepse kanë ardhur rreth 100 të tjera. Nëse atyre që janë të zgjedhur ja merrkan firmat kriminelët e lidhur me PS, atëherë ne paskemi marrë fund si parti. I thashë kryetarit çoji në Prokurori. I marrim me radhë dhe i pyesim të gjithë delegatët. Nuk u pranua ky propozim. U skandalizova kur dëgjova dy nënkryetar që thanë po ka ardhur momenti të shkatërrohet partia, le të shkatërrohet. Nuk ka më shpresë që PD të mos ketë çarje. Fushë-krujën e njeh shumë mirë, mund të marrësh kë degë të duash.

“Fax Neës” ka investiguar demokratët që kanë firmosur formularin për të thirrut Kuvendin Kombëtar, ja disa nga dëshmitë e tyre:
Në bazë të numrit të votuesve cdo qëndër votimi është një seksion, në degën tonë janë 81 delegatë.

Xhensika Kola delegate e forumit të gruas kam firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar me vullnet të lirë.

Saba Stafuka ish kryetar i degës , aktualisht kryetar i grup seksioni në Fushë Krujë kam firmos me vullnet të lirë dhe do të jem gjithmonë i gatshëm për mbledhjen e foltores.

Avdi Bami, kryetar seksioni Tapizë kam firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar me vullnet të lirë

Jam Simon Gushi jam kryetar i seksioni të fshatit binaj, kam firmos me vullnet të lirë për të mbedhur kuvendin në Tiranë.
Quhem Lutfi Zalla, kam firmos formularin me vullnetin tim të lirë.

Quhem Shpresa Leti, delegate e lidhjes demokratike të gruas në PD, kam firmosur formularin për Kuvendin e PD dhe jam shumë dakord që ky kuvend të zhvillohet më 11.
“Jam Eraldo Stafuka, jam sekretar i forumit rinor të degës fushë-krujë, duke parë zhvillimet e fundit në PD. Unë kam shprehur mbështetjen time për foltoren dhe në gjithë këtë proces hapje në PD. Duke qënë se për një kohë të caktuar isha jashtë vendit dhe nuk kam firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, sot dua ta bëj para jush. E vetmja rrugëzgjidhje dhe rrugëdalje ku ka rënë Partia Demokratike”

“jam Bledian Sula, anëtar i kryesisë PD fushë krujë kam firmosur me vullnetin tim të lirë për kuvendin e 11 dhjetorit. I bëj thirrje Bashës meqë e ka filluar karrierën e tij si kamarier pas datës 11 dhjetor të vijë të punojë në lokalin tim si kamerier.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re