Minneapolis është bërë qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara që lejon që të pesë thirrjet muslimane për lutje, ndryshe ezani, të përçohen me altoparlantë.

Këshilli i qytetit të Minneapolis të enjten mbrëma votoi unanimisht 12-0 për të lejuar që thirrja e ezanit të përçohej nga xhamitë, pavarësisht rregullave ekzistuese të zhurmës.

Grupi mbrojtës i muslimanëve, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) në Minesota e quajti vendimin “një fitore historike për lirinë fetare dhe pluralizmin”.

“Falënderojmë anëtarët e Këshillit të Qytetit të Minneapolis për dhënien e këtij shembulli të madh dhe u bëjmë thirrje qyteteve të tjera të ndjekin këtë shembull”, tha drejtori i CAIR Jaylani Hussein.

Minneapolis vitin e kaluar kufizoi kohën kur mund të përçohet ezani dhe volumin në të cilin mund të thirret.

Kryebashkiaku Jacob Frey pritet të nënshkruajë projektligjin brenda një jave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re