Nganjëherë lidhemi aq shumë me një personazh filmi sa nuk hezitojmë që dhe fëmijëve tanë t’i quajmë si personazhi ynë i preferuar.

Së fundmi në Gjermani, sipas autoriteteve gjermane të qeverisjes lokale seriali “Game of Thrones” ka ndikuar edhe në emrat e foshnjave.

“Që prej vitit 2006, emri John del 365 herë i përdorur si emër i parë ose i dytë në regjistrin e të dhënave. Arya, emri i kushërirës së John, u është vënë 250 vajzave në Gjermani. Emri Brandon 185 herë, ndërsa shkurtimi për Brandon, Bran siç përdoret zakonisht në serial, është vënë 20 herë.

Ky studim përfshin rreth 25% të bebeve të lindura në vend”, shtuan ato. Autoritetet gjermane e bazuan analizën e tyre nga 610 burime të ndryshme në 480 qytete në të gjithë vendin – më së shumti në maternitete, por edhe në zyrat e regjistrimit. Veçanërisht në 10 vitet e fundit duket ky fenomen është realitet në shumë vende të botës.

Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend ndaj ne në Wake Up bëmë kërkimin tonë në regjistrat e INSTAT përsa i përket përhapjes së këtij fenomeni për gjetjen e të dhënave dhe personave me emra të personazheve të serialeve të ndryshme. Ajo që vumë re nga kërkimi ynë në vija të përgjithshme ishte se në shumicën e rasteve emra të tillë nuk përshtaten fare me kulturën tonë, madje tingëllojnë çuditshëm edhe në shqiptim.

TË DHËNAT E NXJERRA NË REGJISRTAT E INSTAT PËR EMRAT E VENDOSUR 10 VITET E FUNDIT FËMIJËVE NË SHQIPËRI

Game of Thrones:

John-15 emra (Tiranë, Korçë)Leia – më pak se 10 persona kanë këtë emër në Shqipëri, ndërkohë në Angli janë regjistruar 149 emraArya- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë 343 emra në AngliKhaleesi- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë që 76 emra të tillë janë vendosur fëmijëve në në Angli deri në 2017Tyrion- Më pak se 10 persona e kanë këtë emër në Shqipëri ndërkohë 11 emra në Angli

Serialet turke:

Ezel – 21 persona quhen kështu në Krujë, Librazhd, BeratElif – 163 persona ku 154 femra dhe 9 meshkuj (Tiranë, Shkodër, Dibër)Xhansu – 24 persona (Dibër, Elbasan)Dilara – 37 persona ( Tiranë, Shkodër)Alper – 13 persona (Tiranë, Elbasan)Ender – 24 persona (Shkodër, Lezhë, Bulqizë)Esra – 184 persona (Shkodër, Dibër, Tiranë)Menekshe – 128 emra (Vlorë, Tiranë, Fier)Asli – 21 persona (14 femra dhe 7 meshkuj)- (Tiranë, Shkodër)

Emra nga personazhet e serialeve spanjollë:

Santiago – 229 emra (Tiranë, Durrës, Lushnje)Luka – 255 (250 meshkujt dhe 5 femra) (Vlorë, Elbasan)Alehandro – 210 (Tiranë, Elbasan, Lushnje)

Emra nga VIP-at e huaj

Shakira – 17 emra (Tiranë, Durrës)Naomi – 12 emra (Tiranë, Lezhë, Berat)Justin – 149 (Tiranë, Durrës, Fier)Britni – 15 emra (Tiranë, Shkodër, Lezhë)Angelina – 13 emra (Bulqizë, Korçë)Adel – 14 emra (Kurbin, Tiranë)Bred – 18 emra (Tiranë, Shkodër)Jennifer – 11 persona (Tiranë, Durrës) /Top Channel/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re