Kohët e fundit ligjërimi publik i kryeministrit është ndalur tek reforma e pagave dhe premtimi për rritjen e ndjeshme të tyre. Artan Gjegji, ekspert ekonomie i ftuar në “E-ZONE” thotë se llogaritë e qeverisë për të rritur me mbi 300 euro pagën për individët në dy vite nuk dalin. Aktualisht paga mesatare është 580 euro, ndërsa qeveria pretendon të arrijë në 900 euro, në 2024.

 

“Jo vetëm kjo qeveri, por në mbarë botën në periudhën para zgjedhore, po themi 6 mujorin para zgjedhor kemi rritje të investimeve publike dhe kemi rritje të ccdo lloj forme që mund të impaktojë votën e qytetarëve. Besoj është brenda sjelljes normale të një partie politike që pretendon të qëndrojë në pushtet. Pyetja është shumë e thjeshtë: Në rregull mirë se të vijë ajo rritje pagash, por kush do e financojë, nga do vinë paratë”, theksoi ai.

 

Sipas ekspertit të ekonomisë, Artan Gjergji kjo rritje pagash është e vështirë për t’u arritur dhe financuar nga buxheti i shtetit. Ai theksoi se rritja jashtë mundësive mund të çojë edhe në rritje të borxhit publik

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re