Skip to content

F-16 turq rrëzojnë një dron që po i afrohej hapësirës ajrore turke

UAV

Një mjet ajror pa pilot (UAV) që po i afrohej hapësirës ajrore turke nga Deti i Zi u rrëzua nga avionët turq F-16.

Siç njoftoi Ministria Turke e Mbrojtjes, “një pikë që po i afrohej hapësirës sonë ajrore nga Deti i Zi u zbulua dhe u vu nën mbikëqyrje si pjesë e procedurave rutinë”.

Për të ruajtur sigurinë e hapësirës ajrore, avionët F-16 nën kontrollin e NATO-s dhe autoriteteve kombëtare u vunë në gatishmëri.

“U zbulua se shenja e lartpërmendur i përkiste një droni që kishte dalë jashtë kontrollit. Për të shmangur çdo zhvillim negativ, ai u rrëzua në mënyrë të sigurt jashtë një zone banimi”.

Deklarata e Ministrisë Turke të Mbrojtjes nuk përmendi origjinën e dronit.

Përshtati në Shqip S