Kruja është qyteti me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara sot me koronavirus në vendin tonë.
Vetëm sot në Krujë janë konfirmuar shtatë raste të reja, duke e çuar numrin në total në 18 numrin e të infektuarve në këtë qytet.
Abc News mëson se ashtu si rastet e para të infeksionit në Krujë, të shtatë personat e infektuar të konfirmuar ditën e sotme janë punonjës fasonerie, mes të cilëve edhe një 65-vjeçar.
Ndërkohë që katër prej personave që kanë rezultuar pozitivë, janë nga zonat rurale të rrethit të Krujës.
Mendohet se për shkak të fasonerisë ka edhe të prekur në Kurbin, pasi disa persona ka pasur kontakte dhe me punonjës të kësaj ndërmarrje këpucëve.
