Thuhet se një mëngjes një qengj shkoi në një lumë për të pirë ujë. Mirëpo aty ishte edhe një ujk që kërkonte një vakt të shijshëm. Ujku qëndroi pak sipër qengjit dhe gjithashtu donte të pinte ujë. Kur e pa qengjin, i tha: “Çfarë mungese edukate, ti rri aty dhe ma ndot ujin”.

Qengji i tha: “Uji rrjedh nga lart poshtë, dhe ti je sipër meje dhe pi para meje, e si mund ta ndot ujin tënd?”

Ujku e pyeti: “A nuk je ti qengji që foli keq për mua në korrik?”

Qengji iu përgjigj: “Unë as që kisha lindur atëherë, a nuk e vëren moshën time?”

Ujku i tha: “Nëse nuk je ti, atëherë ka qenë bërë vëllai yt”.

Qengji iu përgjigj: “Unë nuk kam vëllezër!”.

Atëherë ujku i tha: “Atëherë ishte dikush nga familja jote e urryer, ti gjithmonë flet keq për mua”.

Sapo qengji hapi gojën për t’iu përgjigjur akuzës së re, ujku e sulmoi, e mbyti dhe e hëngri.

Kushdo që dëshiron të fillojë një luftë nuk do të pengohet me asnjë justifikim dhe, nëse nuk gjen ndonjë arsye për luftën, do ta shpikë atë. Kështu po ndodh me Rusinë ndaj Ukrainës, kështu ka ndodhur dhe në luftra të tjera më parë.

Në vitet 1960, marrëdhëniet politike midis El Salvadorit dhe Hondurasit arritën kulmin e krizës. Lufta priste që të ndizej dhe shkëndija ishte ndeshja vendimtare e futbollit midis ekipeve kombëtare të dy vendeve për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 1970, e cila përfundoi me fitoren e El Salvadorit. Kaq u desh që të shkrepnin armët.

Në fillim të shekullit të 19-të, një ëmbëltore në pronësi të një francezi në Meksikë u plaçkit dhe u shkatërrua. Pronari i dyqanit kërkoi kompensim, por qeveria meksikane e shpërfilli kërkesën e tij. 10 vjet pas incidentit, mbreti Louis-Philippe i Francës ishte i mërzitur nga dështimi i Meksikës për të paguar borxhet e saj ndaj Francës dhe kishte nevojë për një justifikim për luftë, kështu që i kërkoi qeverisë meksikane t’i paguante kompensim pronarit të pastiçerisë dhe, kur kërkesa e u refuzua, nisi një luftë kundër Meksikës që zgjati 5 muaj.

Interesante është se në rastin Ukrainës, Rusia servir dhe arsye qesharake, krejt të pabesueshme, ndërkohë që ka plot madhore, të besueshme, siç janë ato gjeopolitike.

Te qesharaket hyn fakti se në Kiev ka një pushtet nazist dhe se presidenti po ashtu, është nazist. Pra, nazist dhe hebre(!!!).

Gjithashtu, pretendon se SHBA po përgatisnin armë bilogjike në Ukrainë në kufi me Rusinë. Kjo e fundit vërtet është e pabesueshme dhe në kufijtë e qesharakes, por që Moska e përdor si cinizëm ndaj amerikanëve, për t’i kujtuar se për të njëjtën arsye të gënjështërt sulmuan Irakun.  /tesheshi.com/      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re