Llogaritë e dy grupeve neo-fashiste italiane dhe disa prej anëtarëve të tyre, u bllokuan në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, me arsyetimin se nxitën urrejtje, sipas Facebook, i cili gjithashtu zotëron Instagramin.

Llogaritë iu bllokuan grupeve CasaPound dhe Forca Nuova, që përfaqësojnë ideologji të ekstremit të djathtë, të cilat rritën profilet e tyre në Itali duke udhëhequr fushata anti-migruese, raporton Reuters.

“Njerëzit dhe organizatat që përhapin urrejtje ose sulmojnë të tjerët, nuk kanë vend në Facebook dhe Instagram”, deklaroi kompania.

Ndërsa drejtuesi i CasaPound, Simone di Stefano dënoi vendimin, duke thënë se ishte një shkelje e ligjit italian.

“Ata pështynë demokracinë”, shkroi në Twitter Di Stefano, grupi i të cilit në Facebook kishte 250,000 ndjekës.

Sipas tij, përveç profilit të grupit, llogaria e tij private, e cila kishte 140,000 ndjekës, ishte shuar.

Drejtuesi i Forca Nuova, Roberto Fiore, nga ana tjetër, tha se grupi do t’i përgjigjet kësaj mase me protesta në rrugë.

Përkrahësit e të dy grupeve protestuan  para parlamentit duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, disa prej të cilëve u kapën duke ngritur duart dhe duke përshëndetur mënyrën se si vepruan fashistët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko