Facebook ka vendosur të testojë reklamat e kërkimit në SHBA dhe Kanada por çfarë do të thotë ky eksperiment për industrinë e reklamimit?

Rrjeti social më i madh në botë vazhdimisht është në kërkim të ideve të reja për monetizimin e platformës.

Lëvizja e radhës është interesante. E gjitha filloi në 2012-ën kur Facebook provoi me rezultatet e sponsorizuara të kërkimit por eksperimenti nuk zgjati shumë.

Me reklamat e kërkimit Facebook do të risjellë idenë e vjetër të reklamimit në rezultatet e kërkimit dhe në Marketplace duke e vendosur në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Google.

Më shumë detaje rreth eksperimentit

Testimet e para janë duke u kryer me një numër të vogël reklamuesish nga industria e automobilave, ecommerce dhe distributorëve në SHBA dhe Kanada.

Këto reklamues mund të aktivizojnë opsionin “Search Results” në Menaxherin e Reklamave dhe aktualisht nuk po tarifohen për shërbimin.

Një biznes nuk mund të aplikojë për reklama kërkimit nëse reklama nuk është aktive edhe në kohështrirje.

Kështu reklamat e kërkimit janë një shtojcë e një reklame ekzistuese.

Ato shfaqen në formën e një karuseli imazhesh ndërsa videot ende nuk suportohen. Reklamat e kërkimit do të shoqërohen nga një etiketë “Sponsored” për ti lënë përdoruesit të kuptojnë se është një reklamë.

Ata nuk kanë mundësi të bllokojnë reklama të tilla por mund ti fshehin përkohësisht.

A po konkurron Facebook me Google?

Një lëvizje e tillë interesante pritet prej kohësh nga rrjeti social.  Google aktualisht dominon këtë treg por Facebook nuk ka për të reshtur se provuari të rrisë volumin e të ardhurave.

Në 2018-ën të ardhurat nga reklamimi arritën në 33 miliardë dollarë për rrjetin social. Me rritjen e bazës së përdoruesve, kërkimi gjithashtu rritet.

Të ardhurat nga reklamimi në Instagram gjithashtu po rriten dhe historitë kanë provuar të jetë një faktor me rëndësi në këtë drejtim.

Reklamat e kërkimit hapin një derë të re mundësie për më shumë të ardhura por edhe më shumë konkurrencë.

A duhet të shqetësohet Google? Eksperimenti i Facebook nuk ka për të përbërë rrezik përsa kohë ende nuk është i disponueshëm për të gjithë.

Megjithatë kur ky moment të vijë, industria e reklamave të kërkimit do të përçahet ndërsa reklamuesit do të duan të provojnë atë çfarë Facebook ka për të dhënë.

Të mbash përdoruesit por edhe reklamuesit të kënaqur

Përdoruesit e Facebook tashmë kanë filluar të mësohen me idenë e reklamave në kohështrirje dhe reklamat e reja në kërkim nuk kanë për të përbërë problem.

Por rrjeti social duhet të gjejë balancën e duhur mes një përdoruesi të kënaqur dhe rritjes së të ardhurave. Është kritike që reklamat të kenë kontekste për të shmangur probleme dhe humbjen e besimit tek përdoruesit.

2019-ta do të jetë momenti i përplasjes së titanëve të teknologjisë ndërsa të gjithë me sy hapur do të shohin sesi eksperimenti do të përfundojë. /

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME