Facebook bën me dije se nga tetori i vitit të kaluar e deri në mars të këtij viti ka fshirë 3 miliardë llogari të rreme.

 

Rritja u numrit të llogarive të fshira tregon sfidat me të cilat përballet Facebook në heqjen e llogarive të krijuara nga kompjutera për të përhapur virusë, lajme të rreme dhe materiale të tjera të pakëndshme, tha kompania në një deklaratë.

 

Ndër të tjera në raportin e tij Facebook thekson se shumica e llogarive të rreme janë bllokuar “brenda disa minutave” të krijimit të tyre, para se dikush t’i shihte dhe t’i raportonte ato në kompani.

 

Facebook ka 2.4 miliardë përdorues aktivë mujorë. Shumica e llogarive të larguara nuk do të llogariten në këtë shifër. Megjithatë, kompania vlerëson se 5% e përdoruesve aktivë të saj mujorë janë të rremë.

 

Kjo është një masë që Facebook e ka marrë në sajë të përpjekjeve të kompanisë për adresimit e shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re