AUSTRI – Gjykata supreme në Austri, e quajtur ‘Oberster Gerichtshof’, ka deklaruar se Facebook tashmë ka një platformë e cila monitoron dhe kontrrollon të gjitha materialet e postuara nga përdoruesit.

Platforma përveç fotove dhe bisedave që mund të kenë fjalë kyçe, të cilat mund të jenë treguese për diçka të paligjshme, do të monitorjnë edhe komentet e bëre nëpër postime të ndryshme nga njerëzit.

Kjo ka krijuar reagime të shumta në Austri, pasi komentet e njerzve po fshihen dhe ata nuk janë shumë të lumtur për këtë.

Komentet të cilat përmbajnë nota rraciste, ofenduese, kërcënuese, apo qoftë dhe për imigrantët ilegale dhe keqtrajtimin e tyre, janë fshirë nga kompania prestigjoze Facebook.

Ligjet Europiane kanë qënë ato që e kanë shtyre Facebook, në bërjen e një veprimi të tillë, ato do ta miratojnë këtë ligj për çdo platformë virtuale, duke bërë mbrojtjen e përdoruesit, synimin e tyre të parë.

Burimi:Euracti

E,C/Dosja.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re