Rrjeti social Facebook ka “ndëshkuar” me pezullim faqen e kryeministrit Izraelit Benjamin Netanjahu, për shkak të përdorimit të ashpër të gjuhës dhe shprehjeve raciste.

Pezullimi, ndonëse 24 orësh, i prish punë kryeministrit që synon edhe një mandat të radhës në zgjedhjet që mbahen javën tjetër.

Facebook-u njoftoi sot se pas hetimeve, rrjeti social e ka pezulluar faqen pasi nga aty u bëhej thirrje votuesve të parandalonin krijimin e një qeverie të përbërë sikurse thuhej: ”nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”.

Siç mund të pritej, Netanjahu e mohoi të ishte ai autor i postimit, duke thënë se bëhej fjalë për një gabim nga “stafi i marrëdhënieve me publikun”.

Ai po lufton për mbijetesë politike përmes një gjuhe që po konsiderohet e rrezikshme edhe matanë kufijve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko