Facebook lançoi ditën e sotme një rang mjetesh të reja në përpjekje për tu dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi privatësinë e tyre.

Ndryshimet vinë pas dy javësh probleme pas skandalit Cambridge Analytica.

Të paktën një prej veçorive të reja, një panel i unifikuar privatësie, është diskutuar që në muajin Janar nga Sheryl Sandberg.

Në pajisjet mobile përdoruesit e Facebook do të gjejnë konfigurimet e privatësisë në një vend dhe jo në 20 seksione të ndryshme siç ishin më parë.

Gjithashtu do të kenë një shkurtesë privatësie, një menu e cila ofron të gjitha informacionet rreth mbrojtjes së të dhënave, personalizimit të reklamave dhe një platformë të dedikuar privatësie.

Rrjeti social gjithashtu bëri të ditur se ndryshimet e reja do të aplikohen vetëm nëse kërkohet nga përdoruesit.

Po sa i takon të fshirjes së Facebook-ut tuaj? Rrjeti social e groposur këtë opsion thellë në seksionin e ndihmës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re