Lufta e Facebook kundër llogarive të rreme nuk do të ndalohet. Rrjeti social ka mbyllur 2,632 llogari grupe dhe faqe në Facebook dhe Instagram.

Llogaritë e mbyllura u përkisni individëve në Rusi, Iran, Maqedoni dhe Kosovë edhe pse rrjeti social nuk gjeti ndonjë lidhje mes aktiviteteve të tyre.

Shumica, 1,907, ishin Ruse dhe ose postonin spam ose flisnin për politikën në Ukrainë përfshirë aneksimin e Krimesë. 512 ishin llogari Iraniane, grupe dhe faqe që nxisnin tensione në Lindjen e Mesme. 212 llogaritë dhe faqet e tjera ishin nga Maqedonia dhe Kosova dhe përfaqësonin “komunitete politike” në Australi, Britani dhe SHBA.

Shtrirja e tyre ishte e madhe. Afroi 1.7 milionë ndiqnin faqet Ruse dhe 1.4 milionë ato Iraniane.

Si në të kaluarën Facebook se di se është ende larg zgjidhjes së problemeve dhe një sjelljeje të tillë. Duhet përmirësim i vazhdueshëm i automatizimit, moderatorëve njerëzor dhe bashkëpunimit me aktorë të jashtëm si policia dhe ekspertët e sigurisë.

Mbyllja në masë e llogarive dhe faqeve tregon se kompania është në rrugën e duhur edhe pse ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re