Fake News është tashmë një nga problematikat kryesore lidhur me mediat, madje viti i kaluar u konsiderua si viti i FakeNews.

Facebook pritet të hapë muajt në vijim një qendër në Barcelonë, ku do të kontrollohen lajmet e rreme ose siç quhen ndryshe “fake news’.

Sipas mediave spanjolle qendra do të ketë 500 punonjës dhe do të vendoset në kullën e quajtur “Agbar”.

Këto zyra që do të merren me luftën kundër lajmeve të rreme do të administrohen nga kompania “Competence Call-Center”.

Muajin që shkoi, Komisioni Europian dha dy muaj kohë për administratorët që të paraqesin planin kundër lajmeve të rreme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re