Ditën e sotme Facebook prezantoi një funksion të ri privatësie ku përdoruesit e Android mund të fikin gjurmimin e vendndodhjes kur nuk përdorin aplikacionin.

Ndryshimi vjen pak ditë pasi Facebook u raportua se ka përdorur të dhënat e vendndodhjes për të monitoruar njerëzit.

Përpara përditësimit përdoruesit Android i nënshtroheshin një qasjeje “çdo gjë ose asgjë” kur flitet për vendndodhjen. Nëse përdoruesit i jepni akses aplikacionit për të gjurmuar vendodhjen, ai grumbullonte çfarëdo të dhëne.

Kështu tani e tutje kur mbyllin aplikacionin përdoruesit nuk do të gjurmohen më. Në iOS Apple nuk lejon aplikacionet të gjurmojnë vendndodhjen kur janë të mbyllura kështu që në iOS Facebook nuk ka pse të shtojë këtë funksion.

Nëse përdorni Facebook në Android dhe kishit të aktivizuar historikun e vendndodhjes, ai do të ngelet ashtu nëse ju nuk e çaktivizoni manualisht.

Mjafton të shkoni në “Settings and Privacy” dhe të hyni tek opsioni “Location Settings.” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re