Rreziku i privatësisë së përdoruesve në Facebook, tashmë është kthyer në një problematikë të zakonshme.

 

Sipas Bloomberg, kompania ka paguar mijëra kontraktues të jashtëm për të dëgjuar dhe regjistruar mesazhe audio/zëri nga Facebook Messenger.

 

Kontraktuesit tregojnë se ata kanë dëgjuar bisedat e përdoruesve, ndonjëherë me përmbajtje vulgare, por nuk e dinë pse Facebook-ut i duhen transkriptet e këtyre mesazheve.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Facebook ka konfirmuar se ka regjistruar mesazhe me zë, dhe ka premtuar se nuk do ta bëjë më këtë.

 

Gjithashtu kompania vuri në dukje se ajo ndaloi të dëgjonte përmbajtje audio nga njerëzit vetëm një javë më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re