Ditën e Marte rrjeti social Facebook publikoi një listë prioritetesh për aplikacionin Messenger me një synim të vetëm: thjeshtimin e shërbimit.
Në vitet e fundit kompania integroi një mori funksionalitetesh të reja në Messenger dhe sot, aplikacioni është një rrëmujë të vërtetë.
“Prisni këtë vit një investim madhor drejt thjeshtimit të Messenger,” tha shefi i produktit David Marcus.
Ai tha se objektivi i Facebook është thjeshtimi i aplikacionit deri në atë masë saqë njerëzit të shijojnë çdo moment duke e përdorur për të kaluar kohë të bukura dhe të vështira.
Një prioritet më vete do të jetë edhe komunikimi vizual si përmirësimi i videove në kohë reale, i imazheve GIF, i stickerave dhe opsioneve të imazheve.
Bisedat në grup gjithashtu do të përmirësohen që nga shtimi i anëtarëve të rinj tek realizimi i një video thirrje me shumë përdorues.
Aplikacioni Messenger përdoret nga 1.3 miliard përdorues aktivë në muaj. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re