Facebook ka dorëzuar më parë në Kongresin e SHBA rreth 3000 reklama që janë të lidhura me Rusinë, shkruan Al Jazeera, .
Facebook tha se do të punësojë më shumë se 1,000 njerëz të ngarkuar me parandalimin e reklamave të rreme që po bëhen për të ndryshuar rrjedhën e zgjedhjeve.
Facebook më parë i ka dorëzuar Kongresit të Shteteve të Bashkuara rreth 3000 reklamave që janë të lidhura me Rusinë, të cilat thuhet se përdorën çështje djegieje për të kthyer njerëzit kundër njëri-tjetrit para zgjedhjeve presidenciale të SHBA vitin e kaluar, raporton AFP.
‘Sot, ne po i paraqesim këto reklama për hetuesit e kongresit’, tha Joel Kaplan, nënkryetar i Facebook për Politikën Botërore, në Internet.
Sipas tij, duket se një numër i madh i këtyre reklamave rrisin ndarjet racore dhe sociale.
Kaplan njoftoi se ‘hapat agresivë’ të Facebook do të përfshijnë rekrutimin e më shumë se 1,000 njerëzve për të përmirësuar ekipet për të rishikuar reklamat në mbarë botën në vitin e ardhshëm./
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re