Facebook: Reklamat ruse janë parë nga 10 milion persona

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Facebook vlerëson se 10 milionë njerëz kanë parë reklamat që kishin lidhje me Rusinë, në platformën e rrjeteve sociale, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, në vitin 2016.
 
Rrjeti më i madh social, shkruan REL, ka dorëzuar më 2 tetor, 3000 reklama të ndikimit rus, te komiteti i Hetimeve të Kongresit, në Shtëpinë e Senatit, dhe komiteti i Senatit të Inteligjencës.
 
Elliot Scharge, ka thënë në një postim në blog se “shumica e reklamave kanë në fokus mesazhe përçarëse dhe politike në spektrin ideologjik, duke prekur temat e LGBT-së, çështjen e imigrimit dhe të drejtat për armë”.
 
Facebook ka njoftuar se do të punësojë 1000 persona që do të ndihmojnë në parandalimin e reklamave që mund të ndërhyjnë në zgjedhjet e ardhshme.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë