Skip to content

Fadroma i prish shtëpinë, banori i “5 majit” mes lotësh: Mallkuar qofsh! A e dini more që vajza ime sot ka ditëlindjen, çfarë po bëni?! (VIDEO)

IMT e përforcuar me qindra efektivë policie vijojnë aksionin për prishjen e banesave në zonën e “5 majit”. Prej orëve të para të mëngjesit, banorët kanë bërë rezistencë madje janë përplasur me policinë e cila disa prej tyre i ka shoqëruar në komisariat.

“Keni torturuar kalamajtë tonë prej 5 muajsh”, tha një grua.

“Me urdhër të Edi Ramës ju po përdhunoni njerëzimin, ekonominë dhe po vrisni njerëz”, i bëri thirrje banori i zonës.

“O kapele! Ku e ke vendimin që më prish shtëpinë. Ju mos e ktheni kokët andej shikoni nënat këtu si vuajnë. A e dini more ju që vajza ime 5-vjeç sot ka ditëlindjen dhe ju i prishni shtëpinë, plehra! Si Saimir Tahiri do përfundoni brenda në burg. Mallkuar qofshi!”, tha mes lotësh banori i zonës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb