Disa orë pas rrëzimit të godinës së Teatrit Kombëtar ajo çka mbetur janë vetë rrënojat. Fadromat po punojnë për shembjen e të gjithë godinës dhe mbledhjen e inerteve. Ndërkohë, shembjet shoqërohen edhe me prezencë të mjeteve zjarrfikëse që hedhin ujë për të mos u ngritur pluhur.
Ndërkohë pritet të shembet plotësisht edhe godina e Teatrit Eksperimental, pasi IKMT të mbarojë punë me ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Protestuesit aktualisht janë larguar nga bulevardi dhe aty kanë mbetur vetëm punonjësit e policisë.
Duket vetëm një grumbull i madh inertesh mbi truallin e teatrit dhe fadromat që vazhdojë të shembin një pjesë të vogël të mbetur. E ndërsa muret shemben, shtëllunga tymi ngrihen në ajër. Aty kanë mbetur vetëm punonjësit e policisë.
