Në Berat, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë duke shembur një objekt trekatësh dhe disa mure të ndërtuara pa leje.

Sipas autoriteteve, ndërtimet janë konstatuar pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe brenda një zone të mbrojtur, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për këtë arsye është ndërmarrë aksioni për prishjen e tyre.

IKMT ka bërë të ditur se kontrollet për evidentimin dhe lirimin e hapësirave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme do të vijojnë edhe në zona të tjera të vendit, me qëllim zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re