Fahri Balliu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, komentoi protestën që do të mbahet ditën e shtunë. Balliu tha se protesta do të çlirojë PD-në nga mentaliteti i motelit, duke e kthyer në shtëpi të demokratëve.

Kemi të bëjmë me një protestë, parashikohet të jetë shumë masive. Është protestë kundër qeverisë dhe pengut të Ramës, që quhet Lulzim Basha.Do ta kthejmë nga motel, në shtëpi të lirisë.

Gjithë marrëzia e çuditshme e analistëve, është te brava dhe hekuri. Nuk ekzistojnë ato para vullnetit të shumicës“, tha Balliu.

Duke komentuar qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj Bashës, Balliu tha se ai dështoi të fitojë partinë, ndaj ka humbur edhe mbështetjen e tyre.

Burime shumë serioze konfirmojë, që sjellja e Bashës në çështjen politike që iu dha në dorë për fitimin e partisë, është menaxhuar në mënyrë kriminale dhe degraduar deri në shkallën e sjelljes së hekurave dhe menteshave. 

Nuk kemi asnjë të dhënë që zv.ambasadori amerikan, nuk është i tronditur që ky njeri do të shpëtojë partinë me brava.

Basha është i braktisur nga ndërkombëtarët. Data 8 janar do të sjellë një pranverë politike dhe balanca të tjera politike. Me brava nuk mbahet historia e shtetit dhe një partie politike“, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re