Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e kreu të PD-së, Lulzim Basha për shkarkimin e 11 deputetëve nga Grupi Parlamentar.

Berisha theksoi se Basha kreu një veprim që ia dha Rama, duke shtuar se “nuk ekziston përjashtimi në rregulloren e parlamentit, Grupi parlamentar është i dorëzuar në KQZ një muaj pas zgjedhjeve”.

Ai u shpreh se veprimet e Bashës janë akte vetëposhtërimi që i imponohen dhe sipas tij dëshmojnë se “është një peng i pashpresë”.

Sali Berisha: Peng-Basha kreu një veprim që ia dha Edi Rama me Tauant Ballën se tani Taulanti merret me të. E vërtetë, po të doni, shihni faktet. Por, ligji i parlamentit e ka të përcaktuar se kush zgjedh kryetarin.

Nuk ekziston përjashtimi në rregulloren e parlamentit. Grupi parlamentar është i dorëzuar në KQZ një muaj pas zgjedhjeve. Veprimet e peng-Bashës janë akte vetëposhtërimi që i imponohen atij dhe dëshmojnë se është një peng i pashpresë.

Në historinë politike të Shqipërisë, askush nuk ka shkelmuar mbi dinjitetin e vet siç ka shkelmuar ky njeri. Por është zgjedhja e tij. Fajin e ka vetë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re