Foto ilustruese.
Një histori të rëndë ka rrëfyer ditën e sotme një burrë 42 vjeçar nga Tirana, i cili ka treguar me detaje sesi e kapi bashkëshorten e tij duke e tradhëtuar në një apartament me qira dhe pse u detyrua të vazhdonte të jetonte me të.
42 vjeçari thotë se fajin e ka vetë ai, duke qenë se punonte shumë dhe e kishte lënë bashkëshorten pas dore. Ndërkohë ai shton se vazhdon të jetojë me gruan e tij pavarësisht tradhëtisë vetëm për hir të fëmijëve.
Ai ka treguar mes lotësh ndër të tjera, në një emision në “News 24”, edhe sesi ngriu në vend në momentin kur e kapi gruan duke e tradhëtuar.
“Vija re që telefonin e mbante pas vetes, nuk ja jepte më djalit, filloi ta mbante me dridhje, në periudhën e pandemisë ra shumë në sy, më çoi drejt bindjes se ishte dikush tjetër midis nesh.
Kur i gjeta në apartament ngriva për momentin, më nxorën shumë shpejt që andej, gjithçka në krevat ishte filmuar, më nxorën shumë shpejt që të shmangnin konfliktin,” tha ai ndër të tjera.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb



