Në kuadër të përfundimit të Panairit të Librit në episodin e sotëm ka qenë i ftuar në emisionin “Ka Motor” shkrimtari dhe autori i njohur i shumë librave, Virgjil Muçi i cili është “triumfuesi” i këtij panairi pasi mori çmimin e rëndësishëm për librin e tij “Fajin ma ka gjuha”.

Shkrimtari, Virgjil Muçi: Kanë kaluar disa ditë nga ceremonia e dhënies së çmimit dhe nëse më lejohet të përdorja një metaforë është si në rastin kur ke bërë një gosti me miq dhe me shokë ku keni gëzuar dhe tashmë gjithçka ka përfunduar dhe ti ke atë gjendjen e pasgëzimit apo pas stuhisë.

Është një ndjesi e këndshme padyshim, kushdo që thotë të kundërtën ma do mendja nuk është i sinqertë sepse është një vlerësim për punën dhe një kënaqësi që i ke ofruar lexuesit me këtë libër.

Tregimi i parë që është vërtet një koecidencë e mrekullueshme ka qenë pikërisht “Fajin ma ka gjuha” që nuk e mendova se do ta quaja të tillë të gjithë librin. Sa i përket kohës kur kam filluar, nuk ka një kohë të caktuar, më tepër lidhet me një vazhdë punësh që ka lindur me përrallat shqiptare, njëqind plus një natë. Libri përmbledh jo vetëm element të mbinatyrshëm por edhe të mistikës të tmerrit të misterit dhe element të tjerë të tillë letrarë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re