Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arrestimet dhe ekstradimet e 24 orëve të fundit, duke thënë se fajtorët mund të fshihen për një kohë, por detyra e Policisë së Shtetit është t’i gjejë dhe t’i vendosë para drejtësisë.

Balla gjithashtu shkruan se çdo ngjarje kriminale duhet të zbardhet nga policia dhe kjo e fundit duhet të bëjë çdo përpjekje për t’i parandaluar.

“Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar.

Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë.

Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme.

Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit”, shkruan Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re