“Fake Off” tashmë i rikthyer prej një jave në ekranin e “Vizion Plus”, vazhdon misionin tij. Dy moderatorët Goni dhe Xhefri sjellin nëpërmjet humorit dhe satirës, zhvillimet politike, aktualitetin, lajmet e ditës, e shumë probleme të tjera.

 

Për autorin e këtij emisioni, Agron Llakajn, ky sezon i ri televiziv vjen pranë publikut në formën e një dritareje monitorimi.

 

AGRON LLAKAJ – AUTOR/MODERATOR, FAKE OFF

“Ashtu sikurse e tha dhe drejtori, Xhefri, natyrisht sezoni i ri është dhe më i vështire. Çdo mandat i ardhshëm është më i vështirë nga ai që ka kaluar. Natyrisht “Fake Off” është bërë një emision mjaft popullor dhe i pëlqyer, qëndrimi ynë në raport me politikën, në raport me qeverisjen në raport pozitën ndaj opozitës, pozicioni ynë është gjithmonë opozitar. Në këndvështrimin e shikimit të gjërave sipas interesit të publikut, sepse në fund të fundit ne jemi një sy dhe një zë i qytetarëve. Ky është dhe misioni jonë.”

XHEVAHIR ZENELI – MODERATOR, FAKE OFF  

“Na vjen keq që ky edicion i fillimit të këtij spektaklit, si quhet ty emisioni jonë përkon me spektaklin e parlamentit. Ne gëzojmë kur s’ka parlament se na marrin shikueshmërinë.”

 

Dy nga ikonat e humorit shqiptar, mjaft të dashur për publikun synojë të satirizojë korrupsionin, si dhe të sjellë në qendër të vëmendjes skandalet, përmes parodizimit. Ndaj dhe këtë herë nuk mungojnë as risitë.  

 

AGRON LLAKAJ – AUTOR/MODERATOR, FAKE OFF

“Vetë jeta jonë është risi, çdo gjë është gjithmonë e re, një ditë është një ditë tjëtër, sjell ngjarje të reja dhe ne gjithmonë i kapim ato dhe i sjellim në mënyrën tonë, i ndajmë me publikun. Kemi bërë një start të natyrshëm, është i gjatë, i lodhshëm, pasi je i përditshëm në ekran. Dhe kur je përditë në ekran Xhefri ka bërë një përcaktim të shkëlqyeshëm, sa i takon ky do jetë një sezon i shkëlqyeshëm i mërzitshëm për ne, ndërsa për publikun do jetë një sezon i shkëlqyer, i këndshëm dhe i qeshur.”

 

“Fake Off” vazhdon kështu rrugëtimin e tij në “Vizion Plus”, nga e hëna në të premte, në orën 19:35.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re