Lulzim Basha duket se po lëviz të gjithë mekanizmat që disponon për të marketuar një fitore të thellë në sytë e demokratëve.

Pas problematikave me listat dhe një sërë skandalesh të shënuara gjatë mbarëvajtjes së procesit, edhe faza e numërimit duket se ka rezultuar një farsë.

Për këtë do të mjaftonte procesverbali brendshëm i degës së Durrësit dhe lista e votave e vendosur në dispozicion të mediave nga selia blu.

Edhe pse Basha tenton t’i thotë publikut se ka mundur të marrë 1266 vota, në të vërtetë megjithë manipulimet ka mundur të marrë vetëm 725 vota në procesverbal.

Më poshtë po rendisim procesverbalin si dhe listën e pasqyruar nga Basha për mediat. (TemA)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re