Partia Demokratike ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka bashkuar votat me kryeministrin Edi Rama kundër demokratëve.

Për këtë, PD ka publikuar disa dokumente për përjashtimin e disa komisionerëve demokratë nga qendrat e votimit në bashkinë e Vorës.

Sipas PD-së, e njëjta gjë ndodhi edhe në zgjedhjet e 25 prillit, ku akuzojnë deputetin Flamur Noka i cili trafikonte vota për llogari të djalit të Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi.

Postimi i Partisë Demokratike:

Individë që janë pasuruar në kurriz të PD, me votat e demokratëve kanë vijuar edhe sot të sulmojnë PD. E gjithë Vora e di se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E gjithë Vora dhe Rrogozhina e di se Keltis Kruja ka punuar për Aqif Rakipin. Prandaj dhe sot u bënë bashkë kundër komisionerëve të PD.

PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve. Edhe sot, Berisha i bashkoi votat me Ramën kundër Partisë Demokratike. Ja dokumenti:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re