Infermieri Qazim Kasem Ismaili, sot eshte sulmuar nga disa media, duke vene ne pikepyetje shkollimin dhe profesionin e tij. Duke dashur te nxijne imazhin dhe gjestin e mire qe Shqiperia beri ndaj Italise e qe u vleresua si asnjehere me pare, disa media prane opozites kane filluar sulmet personale ndaj mjekeve dhe infermiereve.

Ismaili, është nisur me grupin e 30 personave (mjekë dhe Infermiere) drejt Italisë, dhe që nga dita e sotme, kanë filluar punën në spitalin e Breshias.

Por, ditën e sotme 56 vjecari e ka gjetur emrin në media, si një punëtor karburanti në Vorë, dhe jo si infermier i licensuar qe nga viti 1993, sic tregon edhe Urdheri I Infermierit dhe certifikata e tij personale. Ai ka punuar per 5 vite ne QSUT dhe 8 vite ne sherbimin ambulator, pra ka 13 vite eksperience.

Epo kjo ndodh vetem ne mediat tona, ku gjestin me te bukur te Shqiperise, tentojne ta nxijne me lajme te rreme, per t’i sherbyer politikisht atyre qe e shohin gjithcka deri te hunda e tyre./Lexo.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re