Gazeta Tema ka siguruar vendimin e Gjykatës së Fierit me datë 5 shkurt 2020 ku ka pranuar kërkesën e Drejtorisë së Burgje e cila kërkonte izolim e të dënuarit Vladimir Gjuta.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili dt:03.02.2020 ka urdhëruar kalimin e përkohshëm të paraburgosurit Vladimir Gjuta në regjimin e mbikqyrjes së vecantë në IEVP Fier për një periudhë 3-mujore.

Sipas drejtorisë, thuhet në vendim “Gjatë qëndrimit në seksionin e paraburgimit në IEVP Jordan Misja 313, shtetasi Vladimir Ferit Gjuta ka kryer një sërë veprimesh shumë të rënda në shkelje të flagrante të akteve rregullatore në fuqi që disiplinojnë mënyrën së qëndrimit dhe vuajtes së dënimit penal në IEVP, të cilat kanë cënuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë sigurinë dhe prishjen e rregullit në isntitucion nga njëra anë por edhe kanë rrezikuar edhe në mënyrë serioze jetën dhe shëndetin e të burgosurve dhe stafin e punonjësve në këtë IEVP”.

Por një tjetër Gjykatë , ajo e Tiranës paralelisht ka marrë një vendim tjetër duke mos marrë parasysh vendimin e gjykatës së Fierit dhe kërkesën e drejtorisë së Burgjeve duke lënë të lirë shtetasin Vladimir Gjuta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re