Këshilltari i presidentit, Ilir Kulla reagoi ditën e sotme pas skandalit të publikuar nga mediat italiane ku drejtësia fqinje kishte hetuar mbi implikimin e tij në një fushatë të ndërmarrë për denigrimin e qeverisë “Rama”.

Edhe pse Kulla u shprehur se kjo ishte veç një shpifje, duket se faktet e dokumentuara vërtetojnë krejt të kundërtën.

Gazeta “” publikon për herë të parë vendimin e tribunalit të Romës ku veç të tjerash përmendet edhe emri i Kullës si një nga personat kyç të implikuar në këtë çështje.

Prokuroria fqinje, zbuloi se pas fabrikimit të lajmeve sikur mijëra kontenierë me mbetje toksike po vijnë drejt Shqipërisë, qëndronte pikërisht këshilltari i presidentit të sotëm Ilir Meta, Ilir Kulla “Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit” të Ilir Metës, deklaron anti-mafia italiane.

Mes tetë personave të arrestuar në Itali për këtë skandal është edhe ish-senatori Sergio de Gregorio, pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që prodhoi lajmin e rremë e cila trazoi politikën shqiptare duke u sponsorizuar nga politika PD-LSI dhe e gjithë infrastuktura mediatike që kanë në dispozicion.

Skandalin e plotë të publikuar ditën e sotme mund ta lexoni duke klikuar (KËTU)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re