Ekspertët shqiptarë të FSHZH të cilët po asistohen edhe nga ekspertë të huaj, vazhdojnë punën duke inspektuar me intensitet të lartë banesat në të gjitha zonat e prekura rëndë nga tërmeti shkatërrues i mëngjesit të 26 nëntorit.

Krahas banësave të qytetarëve, FSHZH në bashkëpunim të ekspertë nga vende mike që kanë ardhur në ndihmë, kanë zhvilluar vlerësime edhe në institucionet që japin shërbime.

Ndër to, është edhe Posta Shqiptare në Durës, ku ditën e sotme është inspektuar nga nga FSHZH në bashkëpunim me inxhinierë sllovenë. Objekti, siç shihet edhe nga dokumenti, rezulton në rregull dhe qytetarët mund të tërheqin normalisht pensionet si dhe të marrin shërbimet e tjera nga ky institucion.

Më poshtë fotot:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re