Lulzim Basha ka braktisur Tritan Shehun dhe Bardh Spahinë. Dhe siç ndodh rëndom me kryetarin e Partisë Demokratike, që përzgjedh njerëz me interesa të forta financiare, sot ka gjetur një bashkëpronare të një kompanie farmaceutike, për të sulmuar qeverinë.Liljana Ramasaço, e prezantuar si “ekspertja e PD”-së që doli sot nga kangjellat e spitalit Covid2, është administratore dhe bashkëpronare në një kompani farmaceutike.Për shumëkënd, kjo nuk është çudi. Flitet për një parti ku mbështetja e fortë financiare të katapulton kollaj brenda ditës.

Nuk po merremi me akuzat dhe pyetjet që ngriti “ekspertja” biznesmene e Lulzim Bashës, për Ministrinë, ndër të cilat kërkonte llogari edhe se në cilin prej spitaleve Covid duhet t’i dërgojë Urgjenca Kombëtare të prekurit nga Covid-19(?!).

Ajo që bie në sy në këtë rast, është se ekspertja Ramasaço ka arritur që të zhvendosë “ekspertët” e tjerë të Partisë Demokratike, duke vendosur kështu një “tullë” në radhë për kompaninë e saj farmaceutike. Në rastin konkret, më shumë se një sulm politik me shkak interesin e qytetarëve, duket qartë një sulm i pastër i biznesit kundër qeverisë dhe ministrisë që mbulon Shëndetësinë. Si gjithmonë, në traditën e stilit të gjobvënies, e konsoliduar tashmë në SHQUP dhe oborrin e vet.

Siç ndodh gjithmonë me Partinë e udhëhequr nga Lulzim Basha, janë interesat tregtare dhe të biznesit ato që vënë në lëvizje dhe jo interesi i qytetarëve. Eshtë një histori e përsëritur me Lulzim Bashën, i cili herë u bënë presione biznesmenëve për të përftuar makina dhe vila, dhe herë i fut në vathën e Shqup-it. Sigurisht, asnjëherë veresie./ lexo.com.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re