Jursti dhe doktori i shkencave Nest Zefi ka denoncuar publikisht kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me librin e tij “Misioni im”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai publikon një pasazh nga tezat e tij duke akuzuar liderin e opozitës se ka përdorur pa leje shkrimet e tij për ndërtimin e librit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ndër të tjera Zefi shkruan:

“Ne librin e tij “Misioni” Lulezim Basha e disa keshilltare te tij qe jane te njoftun te mi, paska bubrrue ne shkrimet e mia e sidomos edhe ne ket te fundit qe u drejtova miqve italian, mbasi u shpalla kandidat per deputet, per me ndertue fabulen e tij…me kopjue kaq trashe bash asht e rande…”, nënvizon ai.

Nest Zefi, është diplomuar në fakultetin e dretësisë të Universitetit të Shkodrës dhe në Universitetin e Padova-s, Itali, për Shkenca Politike.

Studimet post-universitare me një mastër në drejtësi në vitin 2007 dhe një tjetër në sociologji të migracionit në vitin 2009 i kryen pranë Universitetit CaFoscari në Venecia.

Në vitin 2013 diplomohet doktor i Shkencave Juridike, përsëri pranë Universitetit CaFoscari në Venecia.

Gjatë kohës të doktoraturës ka zhvilluar një përvojë kërkimore në fushën e të drejtës së punës në Universitetin Nanter të Parisit.

Aktualisht vazhdon të jetë kultor i të Drejtës së Punës në fakultetin e drejtësisë pranë Universitetit të Milano-s (Itali). (TemA)

May be an image of text that says 'Già, in tenera età, quando l'Albania era ermeticamente chiusa ne dispotismo comunista in salsa ottomana, mi era capitato di sentire la radio vaticana e la radio "Voce dell'America", le uniche finestre di libertà, ascoltate di nascosto dai miei famigliari e, proprio in quel contesto, intriso di timore e speranza, affondano le mie radici, la mia curiosità per la politica e il senso di avversione per ogni regime comunista, illiberale, menzognero, disumano e ora transumano. L'implosione'
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re