Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë Prokurorisë, ku i kërkon informacione mbi emrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Në kërkesën e Presidentit Meta, renditen 16 emrat e kabinetit të ri qeveritar, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Për të gjithë emrat, Kreu i Shtetit përpara se të hedhë firmën për dekretim kërkon nga Prokuroria nëse për ndonjërin prej tyre ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re