Prokuroria ka vendosur të mbyllë sytë përpara provave, për lobimin e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës në SHBA, me para ruse.

Në dosjen hetimore, Prokuroria e pranon vetë se PD ka paguar 650 mijë dollarë cash tek Nick Muzin.

Por, pavarësisht kësaj, prokurorët e çështjes nuk e kanë hetuar këtë fakt, që është edhe thelbi i çështjes, pasi hetimet për Lulzim Bashën, nisën pikërisht për këtë akuzë.

Prokurorët kanë formuluar një akuzë qesharake, për falsifikim letrash, ndërkohë që vetë në dosje pranojnë se PD dhe Basha kanë dhënë në dorë 650 mijë dollarë.

Vetë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, pranoi se gjatë hetimeve janë konstatuar parregullsi dhe se prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kanë vepruar me kokë të tyre.

Ata madje e kanë dorëzuar dosjen në Gjykatë, pa firmosur prokurori i tretë i çështjes, Lolë Hysenaj.

Basha u mor i pandehur në qershor për shkak të shpenzimit prej Partisë Demokratike të disa qindramijëra dollarëve për lobim në SHBA gjatë vitit 2017.

Por prokurorët e çështjes e banalizuan dosjen hetimore, duke ngritur akuzë vetëm për falsifikim dokumentesh, ndërkohë që hetimet nisën për tjetër gjë./ tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re