Skip to content

FAKSIMILE: Si e zhduku Basha “de juro” aleatin Mustafa Lici në zgjedhjet e 25 prillit pas kritikave dhe presionit të vazhdueshëm

1621334695 lici mustafa

lici mustafaKreu i Partisë Mendimi Liberal Demokrat Mustafa Lici, është shfaqur sot për të folur në lidhje me djalin e tij Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa që u gjet i vdekur në zonën e Livadheve në Shkodër.

Por Lici nuk është emër i panjohur për organet e drejtësisë dhe jetën politike në vend.

Lideri i kësaj partie njihet edhe për aleancën të shumëdebatueshme me kryeopozitarin Lulzim Basha.

Basha rakordoi koalicionin parazgjedhor megjithëse e dinte shumë mirë se ai ishte babai i Ibrahim Licit, të shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në mars 2019 si dhe ngjarje të tjera të rënda në Shkodër.

Fill pas takimeve, Basha u vendos para kritikave të vazhdueshme për shkak të lidhjeve që kjo forcë politike presupozohej të kishte me botën e errët të krimit.

Presioni i vazhdueshëm bëri që Basha të prishte “de juro” marrëveshjen për të vazhduar bashkëpunimin vetëm “de facto” ku Lici bëri fushatë elektorale në Shkodër për llogari të Partisë Demokratike.

Në draftin fillestar të marrëveshjes së publikuar nga demokratët, këta të fundit kishin listuar 13 parti të tjera krahas tyre duke çuar në 13 numrin total të partive të koalicionit. Por, në fund fare gjatë mbrëmjes së djeshme në KQZ u dërgua lista me 13 parti të udhëhequra nga PD.

44768d34 447d 4fc0 8284 ed742391c1e0 e1614259323492 640x686 1

Marrëveshja fillestare e publikuar nga Partia Demokratike

a182380e 0363 4e79 bce2 a97a2cf509d2
Marreveshja e finalizuar, ku mungon partia e Mustafa Licit